Rrjeti i njësive organizative të menaxhimit të burimeve njerëzore në institucionet e sektorit publik është themeluar në bazë të nenit 12 paragrafi (3) dhe (4) të Ligjit për Nëpunësit Administrativ ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 5/16, 142/16 dhe 11/18).


Rrjeti i njësive organizative të menaxhimit të burimeve njerëzore në institucionet e sektorit publik (Rrjeti) paraqet platformë për komunikim, koordinim dhe bashkëpunim ndërmjet njësive organizative për menaxhimin e burimeve njerëzore, i përfaqësuar nga udhëheqësi i njësisë, përkatësisht nëpunësi administrativ i përcaktuar për të kryer aktivitete në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore në institucionet e sektorit publik.


Rrjeti është i organizuar në mënyrë që të sigurohet zbatimi efikas i ligjeve dhe dispozitave të tjera në procedurat për përzgjedhjen, punësimin, avancimin, mobilitetin, koordinimin e aftësimit profesional dhe menaxhimin e efektit të punës, pagat dhe shtesat, motivimin, përgjegjësitë dhe ndërprerjen e punësimit të punonjësve në institucione. Përveç kësaj, qëllimet e Rrjetit janë:

Njoftim për dorëzimin e Vlerësimeve vjetore nga vlerësimi i notave të nëpunësve administrativ për vitin 2020-të

Të nderuar,

 

 

 

               Ju njoftojmë se në përputhje me nenin 65 paragrafi 17 të Ligjit të nëpunësve administrativ, të gjitha institucionet duhet të dorëzojnë Raport vjetor me listën e rangimit të vlerësimeve vjetore pranë  Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, më së voni deri më datë 31.01.2021.

 

Për  informacione të detajuara, mund të drejtoheni dhe t’i kontaktoni personat:

 

Emilija Georgieva  Gjoshevski — 078/823-984; emilija.gјoshevski@mioa.gov.mk dhe

 

Ivana Trendafilova - 071/207-431; ivana.trendafilova@mioa.gov.mk.

 

 

      

17.12.2020

Çmime dedikuar Administratës publike 2020 në Ballkanin Perëndimor – Thirrje e hapur!

ReSPA dhe OECD/SIGMA ftojnë iniciativat për udhëheqje në vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat demonstrojnë përshtatshmëri dhe përgjigje të suksesshme ndaj krizës së shkaktuar nga COVID-19, të aplikojnë në Thirrjen e hapur!

 

 

Institucionet e sektorit publik të cilët demonstrojnë praktika frymëzuese, iniciativa, shërbime dhe masa si përgjigje ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19, janë të ftuar të aplikojnë në Çmimet e Administratës Publike, përpjekje unike e ReSPA & OECD/SIGMA-së!

 

ReSPA dhe OECD/SIGMA kanë inicuar Çmimin e Administratës Publike (PA Awards), duke synuar të nxjerrin në pah praktikat më efektive dhe më efikase ndërmjet autoriteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Shkaku i pandemisë, autoritetet u detyruan të jenë inventiv dhe të përgatitur, në mënyrë efikase të përballen me çështje lidhur me shëndetin publik, shërbimet publike dhe me ekonominë. Çmimet i potencojnë përpjekjet e autoriteteve me të cilët avancohen, promovohen dhe përforcohen mjetet dhe sistemet inovative, efektive, inkluzive dhe të përshtatshme, me të cilat administratat publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor përballen me situata të jashtëzakonshme.

 

Kush mund të aplikojë/të jetë i nominuar?

Kandidati ideal i Çmimit është institucioni i sektorit publik në nivel nacional  i cilit do vend anëtar të ReSPA-së (Shqipëria, Bosnja dhe Hercedgovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia) dhe Kosova*. Gjithashtu, institucionet e sektorit publik të nivelit lokal dhe subnacional, mund të aplikojnë përderisa kanë dëshmuar lidhje me institucionin e administratës publike në nivel  nacional (si psh. bashkëpunim/partneritet/transferim të njohurive). Në raste të partneriteteve private-publike, kandidati udhëheqës i nominuar mund të jetë institucion i sektorit publik. Individët nuk mund të marrin pjesë në çmimet!

* Ky shënim nuk është në kundërshtim me paragrafet lidhur me statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe me Mendim këshillëdhënës të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë mbi Deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Informacione plotësuese mbi Rregullat e garës janë të disponueshme në vijim në link-un .

 

Mënyra e aplikimit?

Për të aplikuar në Çmimet e Administratës Publike (PA Awards), kandidatët duhet t’i dërgojnë aplikime e tyre në platformën e garës së Çmimit të Administratës Publike (PA Awards).

Informacione plotësuese mbi Udhëzuesin e aplikimit janë të disponueshme në vijim në link-un .

 

Procesi i evaluimit zbatohet nga Juria ndërkombëtare  

Tërë procesin do ta ndjek Juria ndërkombëtare e ekspertëve, e përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë të njohur (përfaqësues të ReSPA-së ose ekspertë të pavarur të përzgjedhur nga ReSPA dhe përfaqësues të OECD/SIGMA ose/dhe ekspertë të përzgjedhur nga OECD/SIGMA).  

Informacione plotësuese mbi Udhëzimet e evaluimit janë të disponueshme në vijim në link-un.

 

Afati kohor

  • 1 – 24 korrik 2020-të: Thirrje e hapur për të aplikuar në Çmimet dedikuar Administratës Publike;
  • 1 – 24 korrrik 2020-të: Thirrje e hapur për të angazhuar vlerësues;
  • 24 – 31 korrik: Verifikim administrativ nga Sekretariati (ReSPA);
  • 1 - 21 shtator 2020-të: Procesi i evaluimit të Çmimeve të Administratës Publike – vlerësues;
  • 21 shtator - 16 tetor 2020-të: Angazhimi i jurisë dhe finalizimi i procesit;
  • nëntor 2020-të: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Administratës Publike.

 

 

Më së voni deri më datë 24 korrik 2020-të, nominoni iniciativat tuaja të suksesshme dhe insipuese me të cilat po përballeni me pandeminë e COVID-19 ose me ndonjë krizë tjetër.

 

Të gjithë kandidatëve, Ju dëshirojmë shumë suksese!

 

 

07.07.2020

Takim pune me anëtarët e Rrjetit të njësive organizative për udhëheqje me burimet njerëzore

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup organizoi takimin e parë të punës me anëtarët e Rrjetit të njësive organizative për udhëheqje me burimet njerëzore.

Qëllimi i takimit ishte rëndësia e Rrjetit në kontekstin e reformave në administratën publike. Gjithashtu, kishte diskutim të hapur mbi Portalin elektronik, rreth mënyrës së organizimit të Forumit për shkëmbimin e ideve dhe mendimeve në kuadër të Rrjetit të njësive organizative për udhëheqje me burimet njerëzore, ndryshimet e pritura të Ligjit të nëpunësve administrativ dhe të Ligjit të të punësuarve në sektorin publik, dhe analizë për trajnimet e nevojshme në njësinë e burimeve njerëzore.

Në takim u shkëmbyen mendime, ide dhe mënyra të ndryshme se si mund të organizohet Forumi i rrjetit për udhëheqje me burimet njerëzore, problemet me të cilët ballafaqohen nëpunësit administrativ gjatë punës dhe zbatimin e Ligjeve, si dhe nevojat e tyre për trajnim që do t'u ndihmonte në punën e tyre.

Përkatësisht, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Shkup, organizuan edhe dy takime pune në Ohër dhe në Strumicë.

 

 

22.06.2020

Strategjia për reforma në administratën publike 2018-2022

Reforma e administratës publike (RAP) paraqet proces të vazhdueshëm të riorganizimit të institucioneve të sektorit publik dhe avancimin e kapaciteteve të tyre administrative, njëkohësisht dhe një nga prioritetet kryesore të partneritetit të pranimit dhe parakusht i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë. Shteti dhe administrata publike shihen si bazë e sektorit të përgjithshëm publik nga të cilat varen proceset dhe zhvillimi në çdo shoqëri demokratike. Puna në sektorin publik i reflekton vlerat demokratike në tërësi dhe në këtë kuptim të gjitha institucionet kanë përgjegjësi të punojnë drejt arritjes së vlerës më të mirë për qytetarët dhe bizneset dhe me këtë të sigurohet zhvillim shoqëror dhe ekonomik, përkatësisht prosperiteti i shtetit në tërësi. Strategjia për Reforma në Administratën Publike 2018-2022 i përcakton masat të cilat duhet të ndërmerren në pesë vitet e ardhshme për t’i arritur objektivat e përgjithshme dhe specifike të përcaktuara në secilën nga fushat prioritare. Strategjinë për Reformа në Administratën Publike 2018-2022 dhe Planin aksional të Strategjisë për Reforma në Administratën Publike mund t’i gjeni në lidhjet në vijim:

Strategjia për reforma në administratës publike 2018-2022 
Plani aksional i Strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022

09.11.2018

2017

<

Февруари

>

Пон
Вто
Сре
Чет
Пет
Саб
Нед

GoDigital-Public Administration Reform assistance and strenghtening the capacities of MISA

This web platform was prepared with the assistance from the European Union