Kryesues i Rrjetit

Adem Avziu, merr funksionin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në dhjetor të vitit 2019-të.


Sekretari shtetëror, Avziu është ekonomist i diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore, drejtimi – Financë dhe aktualisht po vijon studimet pasdiplomike pranë po të njëjtit universitet.


Prej vitit 2018-të ka ushtruar detyrën e drejtorit në Sektorin për udhëheqje me burimet njerëzore në Fondin e Sigurimit shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Në periudhën prej muajit dhjetor të vitit 2013-të deri më shtator të vitit 2018-të ushtron detyrën si këshilltar i drejtorit të Fondit të sigurimit shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Prej muajit mars të vitit 2011-të deri në dhjetor të vitit 2013-të, ushtron detyrën e Udhëheqësit të njësisë së Ministrisë së Ekonomisë në Inspektoratin shtetëror të inspektimit teknik.


Gjatë viteve 2011-të – 2013-të, gjithashtu ka qenë anëtar i Komisionit për detashman pranë Ministrisë së punës dhe politikës sociale, ndërsa në periudhën e viteve 2013-të – 2017-të, ka qenë anëtar i këshillit drejtues në Universitetin e punëtorëve në Tetovë.


Sekretari shtetëror Avziu, në periudhën prej muajit qershor 2009-të deri në muajin shkurt të vitit 2011-të, ka punuar në pozitën si këshilltar i dokumenteve të udhëtimit në Ministrinë e punëve të brendshme - SPB Tetovë.


GoDigital-Public Administration Reform assistance and strenghtening the capacities of MISA

This web platform was prepared with the assistance from the European Union